Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë, në zonën e Skelës e njohur si kryqezimi ” Aleksandria”.
Rreth ores 17.00 nje automjet tip Opel me targa A572DE ka aksidentuar një të moshuar që udhëtonte me biçikletë. I moshuari ka marr plagë, për të cilat është trasportuar në spitalin rajonal të Vlorës. Gjendja shendetesore e tij ende nuk dihet.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore të cilat janë duke kryer ekspertizën e trajektores së aksidentit. Ndërsa drejtuesi mjetit është shoqëruar në komisariat.