Loading...

Finalizohet megaoperacioni “Furtuna”, sekuestrohen 12 milionë euro

Policia e Fierit finalizoi megaperacionin e koduar “Furtuna”, për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Megaoperacioni u krye nga strukturat hetimore të Drejtorisë Për Krimin Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale seksioni i Fierit, në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Aseteve të Sekuestruara e Konfiskuara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

Në kuadër të tij u sekuestruan pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë të përllogaritur 12 milionë euro.

Pasuritë e shtatsit A. Sh. banues në Fier, janë përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Ky shtetas më datë 20 qershor 2017 u arrestua në flagrancë së bashku me shtetasin grek Th. K., pasi u kapën në Greqi me 20 kg kokainë, me vlerë të përafërt tregu rreth 800 000 euro.

Ata merreshin me importimin, magazinimin, përzierjen, falsifikimin, ricertifikimin, trafikimin, transportimin dhe shpërndarjen e kokainës nga vende të Amerikës Latine.

Menjëherë pas arrestimit në Greqi dhe shkëmbimit të informacionit me palën greke, Policia e Shtetit me iniciativë nisi hetimet proaktive ndaj shtetasit A. Sh., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Në kuadër të këtij opoeracioni u vendos sekuestro preventive e pasurive të paluajtshme të shtetasit A. Sh dhe personave të tjerë familjarë të tij.

Këto pasuri përfshijnë: 3 shoqëri dhe konkretisht shoqëri ndërtimi e tregtimi gazi në Fier, Durrës, Tiranë, Korçë etj; 1 hotel trekatësh në Fier dhe një njësi shërbimi bashkëngjitur;
2 vila trekatëshe; 5 njësi shërbimi me sipërfaqe 7 982 m2; 3 apartamente banimi; 4 garazhe me sipërfaqe prej 1 092 m2, në Fier, Tiranë, Durrës; 8 793 m2 tokë, në Tiranë, Durrës, Fier; 20 000 euro në llogaritë bankare; një automjet me vlerë 40 000 euro;

Strukturat përkatëse të Hetimit të Krimeve Ekonomike e Financiare në Fier, në bashkëpunim me administratorët e AAPSK-së kryen veprimet procedurale për kalimin e pasurive në administrim të AAPSK-së.

Aktiviteti kriminal i ushtruar nga ky shtetas në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nga Turqia në Shqipëri gjurmohej nga Policia prej vitesh./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com