Loading...

Zjarret në Kaliforni nën kontroll, por rreziku mbetet ende i lartë

Zjarret në Kaliforni, që javët e fundit shkatërruan mijëra hektarë dhe shkaktuan evakuime masive në të gjithë shtetin, janë kryesisht nën kontroll, por ekspertët paralajmërojnë se kushtet e nxehta dhe të thata do të vazhdojnë të rrisin rrezikun nga zjarri gjatë gjithë javës.

“Zjarri “Maria”, që shpërtheu në South Mountain, në kontenë Ventura, i përhapur gati 10 000 hektarë, u frenua të dielën me 50%”, deklaroi kapiteni i zjarrit të kontesë Ventura, Steve Kaufmann. Të gjithë urdhrat e detyrueshëm të evakuimit u tërhoqën të shtunën.

Ekipet vazhduan punën në linjat e kontrollit dhe i kushtuan vëmendje të madhe veçanërisht pemëve të avokados së dhe qitrove, të kërcënuara nga flakët. Dy struktura janë djegur, por nuk janë raportuar lëndime.

Megjithatë, banorët e Kalifornisë jugore duhet të qëndrojnë në gatishmëri gjatë javës së ardhshme. “Rreziku i zjarrit vazhdon të jetë i lartë si pasojë e motit të nxehtë dhe të thatë”, deklaroi Kathy Hoxsie, meteorologe e Shërbimit Kombëtar të Motit. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com