Loading...

“Nusja edhe shtetrrethimi” në “Viennale” të Austrisë, Margariti: Plotësohet një ëndërr 41 vjet pas premierës shqiptare

Një nga imazhet e rralla, që ruhen në Arkivin Qendror të Filmit për prodhimin kinematografik, të realizuar 40 vite më parë, “Nusja edhe shtetrrethimi” do të shfaqet më dy nëntor premierë në “Viennale” të Austrisë.

Viennale” është një nga ngjarjet më të rëndësishme europiane dhe nëpërmjet këtij filmi me skenar të Helena Kadaresë dhe regji të Kristaq Mitros dhe Ibrahim Muçajt, promovohet një pjesë e thesarit të kinematografisë shqiptare.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se “me Kristaq Mitro dhe Helena Kadare prezent, plotësohet një ëndërr 41 vjet pas premierës shqiptare”.

Ky film është përzgjedhur për të qenë pjesë e programit të filmave europianë, që trajtojnë Luftën e Dytë Botërore.

Me muzikë të muzika Kujtim Laros, në role janë Rajmonda Bulku, Llazi Serbo, Thimi Filipi, Sotiraq Bratko, Kastriot Çaushi, Gjergj Lala, Marta Burda, për të vijuar dhe me aktoret Behije Çela, Pavlina Mani, Zyliha Miloti, Vitore Nino, etj./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com