Loading...

Google blen kompaninë e matjes së fitnesit “Fitbit”

“Alphabet”, kompania mëmë e Google, ka arritur një marrëveshje për të blerë “Fitbit”, një prodhues kryesor i matjes së fitnesit, deklaroi sot kompania.

Google do të paguajë 7,35 dollarë për aksion, për Fitbit, një çmim që vlerëson kompaninë me rreth 2,1 miliardë dollarë. Blerja do të përballë Alphabet kundër Apple, ku ora “Apple është lider në mbarë botën në pajisjet fitnes të veshjes.

“Kemi nënshkruar një marrëveshje për të blerë Fitbit. Së bashku, synojmë të nxisim inovacionin në pajisje që mund të vishen dhe të ndërtojmë produkte të dobishme që njerëzit në mbarë botën të mund të përfitojnë”, deklaroi Google në një postim në Twitter.

Rick Osterloh, shefi i pajisjeve të Google, deklaroi në një postim në blog se blerja mund të ndihmojë Google-in të zhvillojë ambiciet për sistemin e tij operativ për “smartwatches”, i njohur si “Wear OS”. / atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com