Loading...

Shteti Islamik cakton udhëheqësin e ri pas vdekjes së al-Baghdadi-t

Grupi ekstremist i Shtetit Islamik konfirmoi vdekjen e udhëheqësit të tij, Abu Bakr al-Baghdadi dhe shpalli emërimin e pasardhësit të tij, Abu Ibrahim al-Hashemi al-Qurashi.

Në një mesazh zanor nga media al-Furqan, Shteti Islamik u kërkon ndjekësve të zotohen për besnikëri ndaj udhëheqësit të ri.

Presidenti amerikan, Donald Trump shpalli të dielën vdekjen e al-Baghdadi-t pas një sulmi në verilindje të Sirisë.

Al-Baghdadi drejtoi grupin dhe kalifatin e vetëshpallur, pasi pushtoi pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut, në vitin 2014. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com