Instituti Kombëtar i Statistikave (ISTAT) deklaroi sot se papunësia në Itali u rrit në 9,9% këtë muaj, nga 9,6% që ishte në muajin gusht.
ISTAT theksoi se numri i punëkërkuesve u rrit në 73 000 në shtator krahasuar me muajin e kaluar. Gjithashtu numri i të punësuarve ra me 32 000. Numri total i qytetarëve që humbën vendet e punës nga muaji korrik deri në shtator shkoi në 60 000 persona.
Shkalla e papunësisë për të rinjtë 15-24 vjeç që janë aktivë në tregun e punës, u rrit në 28,7%, me 1,1 pikë përqindje në muajin gusht. /atsh