Loading...

Spiropali: Basha të presë zgjedhjet e radhës, brenda dhjetorit votojmë Reformën Zgjedhore

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i përgjigjet kryetarit të PD-së Lulzim Basha në lidhje me kërkesën e tij për zgjedhje të parakohshme duke i kujtuar zgjedhjet e radhës.

Spiropali thekson se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duhet të presë zgjedhjet e radhë, pasi qeveria dhe shumica është votuar për 4 vite.

“Lulzim Basha dhe shumica e tij imagjinare duhet të presin zgjedhjet e radhës per t’u rikthyer në Parlament, prej ku u larguan vullnetarisht me daullet e fitores imagjinare! Qeveria dhe shumica jonë e votuar për të qeverisur 4 vjet, kanë shumë detyra e punë për të realizuar deri në përfundim të mandatit, në respekt të kontratës me shqiptarët. Ata që e grisën kontratën me zgjedhësit e tyre, nuk kanë asnjë të drejtë po as edhe një shans gjithashtu, të grisin kontratën tonë”, theksoi ajo.

Spiropali akuzon opozitën se refuzon dialogun për Reformën Zgjedhore.

“Ne po përgatitemi për dy sezone të reja betejash në çdo drejtim dhe për një Shqipëri më të mirë në çdo fushë të jetës. Nga ana tjetër, sa më shumë Lulzim Basha dhe shumica e tij imagjinare refuzojnë dialogun për reformën zgjedhore, aq më pak kohë kemi ne për të humbur me ta”, tha ajo.

Po ashtu, Spiropali deklaron se brenda dhjetorit do te votojmë Reformën Zgjedhore.

“Brenda dhjetorit do të votojmë Reformën Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe do të vazhdojmë më tej me pikat kyçe të procesit të integrimit europian, duke përdorur si hartë drejtuese rezolutën e Bundestagut, si edhe të gjitha pikat e tjera të programit tonë për Shqipërinë që duam”, shprehet Siropali./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com