Loading...

Tre skuadra ndjekin sulmuesin e “Juventusit”

Gara për të siguruar shërbimet e sulmuesit të “Juventusit”, Mario Mandzukiç tashmë është zgjeruar dhe beteja është mes tre skuadrave.

Fillimisht mediat italiane thanë se “Manchester United”, kishte gjetur dhe marrëveshjen me bardhezinjtë për futbollistin, por mesa duket situata nuk është kështu, pasi edhe skuadra arabe “Al Duhail” është shfaqur së fundmi në dyert e drejtuesve bardhezi për të vlerësuar mundësinë e blerjes së kroatit. Por jo vetëm arabët. Tashmë në garën janë , që edhe spanjollët e “Seviljas” kanë vënë në shënjestër kroatin.

Andaluzianët për momentin ndodhen në vendin e pestë në La Liga, por kërkojnë që të afrojnë një tjetër lojtar, i cili do të garantonte më tepër gola për ekipin e drejtuar nga Julen Lopetegui në pjesën e dytë të sezonit. Mediat italiane deklarojnë se lojtari momentalisht preferon një eksperiencë në Premier Ligë, “Manchester United”, ose një rikthim në Gjermani, “Budensligë”, por në këtë front nuk duket se ka oferta. Gjithësesi, deri në janar gara për bomberin bardhezi mund të ofrojë surpriza të reja. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com