Loading...

Mijëra qytetarë evakuohen si pasojë e zjarreve

Një zjarr i madh në Kaliforninë e Jugut shkaktoi evakuime masive pranë Los Anxhelosit, ndërkohë një zjarr tjetër në Kaliforninë veriore vazhdon të përhapet në një zonë më të gjerë, deklaruan burime zyrtare.

Kryebashkiaku i Los Anxhelosit, Eric Garcetti paralajmëroi njerëzit të evakuoheshin dhe të mos përpiqeshin të shpëtonin shtëpitë e tyre.

Garcetti deklaroi se tetë shtëpi janë shkatërruar dhe pesë të tjera janë dëmtuar. Një zonë me 10 000 banorë është nën urdhër evakuimi.

Parashikuesit e motit deklaruan sot se erërat e pakta ofruan një mundësi për të zgjidhur situatën, por ato parashikohet të rriten në ditët në vijim. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com