Loading...

I lindur me problemin e rrallë në zemër, Elio rikthehet në shtëpi pas trajtimit të specializuar në Itali

Rasti i vogëlushit Elio, i cili lindi me një problem të rrallë në zemër sensibilizoi të gjitha strukturat e shtetit dhe në sajë të angazhimit të qeverisë ai u dërgua për trajtim të specializuar në Itali.

I lindur në 16 gusht 2019, Elio ishte i shumëpritur prej 12 vitesh për prindërit e tij, ndërkohë që për shkak të patologjisë së rrallë dhe të vështirë, ai mund të trajtohej në pak spitale të specializuara.

Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje rastin e Elios, i cili pas ndërhyrjes të strukturave të shtetit u dërgua për trajtim të specializuar në Itali.

“Elio i vogël mori vëmendjen e medieve kur ishte në rrezik për jetën dhe ja si është sot gjendja e tij…”, tha Rama, ndërsa ndau një video ku tregohet gjendja e vogëlushit pas kurimit të specializuar.

Tashmë pas 3 ndërhyrjesh të vështira dhe dy muajsh në terapi intensive, Elio u rikthye në shtëpi. “Shumë i kënaqur që ia arritëm që Elio të kthehet në shtëpi”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila ndoqi që në fillim me mjaft përkushtim rastin./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com