Loading...

Basha-Serwer: Shqipëria ka vetëm një alternativë, rruga europiane dhe anëtarësimi në BE

“Shqipëria ka vetëm një alternativë, rruga europiane dhe anëtarësimi në BE”, u shpreh sot, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në takimin e pritjes së profesorit Daniel Serwer.

Kryetari i PD-së Basha shprehet se “Daniel Serwer ështe një mik i çmuar me të cilin kam bashkëpunuar ngushtë në vitet e anëtarësimit te Shqipërisë në NATO dhe procesit të pavarësimit të Kosovës”.

“Pata kënaqësinë ta pres në Tiranë ku bashkë me shqetësimin për gjendjen aktuale të demokracisë, sundimit të ligjit dhe krimit dhe korrupsionit, ndamë bindjen se Shqipërinë e pret një e nesërme plot shpresë dhe mundësi për zhvillim dhe mirëqenie reale dhe të prekshme nga të gjithë shqiptarët”, shprehet ai.

Daniel P. Serwer është një Profesor i Praktikës së Menaxhimit të Konflikteve si dhe drejtor i Programit të Menaxhimit të Konflikteve dhe Politikës së Jashtme Amerikane në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara Ndërkombëtare të Johns Hopkins si dhe një nga njohësit më të mirë të Ballkanit në Uashington D.C. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com