Loading...

Parada më e madhe Gay Pride në Azi

Parada e komunitetit LGBT mblodhi në rrugët e kryeqytetit një numër rekord prej 200 000 personash, duke valëvitur flamuj me ylber, në mbështetje të martesave mes njerëzve të së njëjtës gjini.

Kjo paradë, e njohur si më e madhja në Azi, u zhvillua vetëm pesë muaj pas legalizimit të këtyre martesave në Tajvan.

Pjesëmarrësit nga më shumë se 200 grupe, marshuan në qendrën e Tajpeit përballë pallatit presidencial.

“Në Tajpei mund të dalësh hapur, të jesh vetvetja dhe të jesh krenar për atë që je”, deklaroi Camilo Vinales, 29 vjeç, i cili fluturoi nga Bangkoku në Tajpei enkas për paradën./ atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com