Loading...

Shqiptarët konsumojnë më shumë dhe udhëtojnë më shumë jashtë vendit

Në sektorin publik të ardhurat reale të njerëzve janë rritur me 7% në 4 vitet e fundit.

Kështu deklaroi deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj i ftuar në një nga mediet e vendit ndërsa theksoi se shpenzimet për hotele dhe restorante janë rritur me 7-8% në vit.

“Në sektorin publik të ardhurat reale të njerëzve janë rritur me 7% në 4 vitet e fundit. Shqiptarët sot konsumojnë më shumë dhe në 5 vite radhazi anketa e shpenzimeve familjare tregon që shpenzojnë më shumë. Ndërkohë, depozitat bankare kanë ardhur në rritje dhe pesha e tyre në të gjitha depozitat është rritur nga 52% në 56%. Shqiptarët konsumojnë më shumë, kursejnë më shumë dhe udhëtojnë më shumë jashtë vendit. Shpenzimet për hotele dhe restorante janë rritur me 7-8% në vit. Numri i automjeteve është rritur me 80 mijë automjete në 4-5 vite. Shqiptarët jetojnë më mirë sesa para vitit 2013”,- u shpreh Beqaj./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com