Ai kishte den.oncuar në Polici parcelat me k.a.nabis, por e gjen belane nga kushërinjtë.
Lazër Arraj, 55 vjeç, dyshohet se është bërë v.i.ktimë pas informacioneve të dhëna për Policinë e Shtetit në zb.ulimin e parcelave me k.a.nabis në zonën e Dukagjinit në Shkodër, një zonë e njohur për aktivitet të tillë.
Arraj u q.ëllua , teksa ndodhej në një rrugë dytësore në fshatin e tij të lindjes, Pulaj të Dukagjinit. Pas disa orësh, Policia arriti në vendngjarje duke nisur veprimet e para hetimore. Hetuesit arritën në përfundimin se një nga autorët e kësaj vr.asjeje është kushëri i tij, pikërisht 25- vjeçari Marash Arraj, djali i xhaxhait të vi.ktimës.
Ka qenë pikërisht ky i fundit bashkë me babnë dhe të vë.llanë, që kanë njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur. Kushërinjtë kanë deklaruar se ka qenë ora 10:00, kur kanë dëgjuar dy k.risma dhe nga shtëpitë e tyre kanë shkuar drejt rrugës kryesore për të parë se çfarë ka ndodhur dhe janë përballur me kushëririn e tyre, Lazër Arraj, i v.rarë me dy p.lumba në trup dhe i shtrirë në tokë i paj.etë.
Ky është versioni i parë që kushërinjtë kanë dhënë për Policinë. Pas veprimeve hetimore në vendngjarje, ata janë shoqëruar në Polici dhe pas marrjes në pyetje kanë dhënë disa versione mbi ngjarjen.
Pista kryesore është ajo e një v.rasjeje të ardhur për shkak të k.onfliktit të nisur për disa parcela k.anabis në Ndreaj dhe në fshatin Palaj.