Loading...

Oriku prezanton trajnerin e sapozgjedhur

Ashtu siç u njoftua nga Panorama Sport,Oriku ditën e djeshme ka prezantuar trajnerin e sapozgjedhur e është pikërisht tekniku me shumë eksperiencë Eqerem Memushi.

Dje është kryer dhe seanca e parë stërvitore e kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e fundjavës ndaj Turbinës.

Prezantimi është bërë rreth orës 14:00 në Kompleksin Sportiv Oriku në prani të lojtarëve dhe stafit drejtues të ekipit.

Në fjalët e para të teknikut vlonjat shihet qartë dëshira dhe besimi për të rrëmbyer rezultate pozitive e për të renditur skuadrën në ekipet më të mira të Grupit B.

Në një prononcim për Panorama Sport Memushi shprehet:”Jam i lumtur që do të drejtoj skuadrën e Orikut në këtë rrugëtim që është sa i bukur aq edhe i vështirë e sfidues.

Arsyet që zgjodha këtë skuadër janë planet afatgjata që klubi ka,por njëkohësisht dhe korrektësia e serioziteti i presidencës të cilët synojnë që skuadra të eci sa më mirë.Kushtet,infrastruktura e gjithçka tjetër duket shumë mirë.

Do të jem i përqëndruar vetëm tek Oriku,për të cilin duhet të punojmë sa më fort.Si një djalë i këtij qyteti,e ndieja detyrim të jap dhe unë kontributin tim për ekipin,që të gjithë e quajmë “një Flamurtar i vogël”.

Për sa i përket lojtarëve,jane çuna që i njoh të gjithë shumë mirë,i di kapacitetet e tyre dhe çfarë janë në gjendje të arrijnë.

Mendoj se bashkëpunimi ynë do ti sjellë frytet e tij,e presim që gjithçka të shkojë sa më mirë.Sapo kam përfunduar stërvitjen e parë me skuadrën dhe gjithçka shkoi shkëlqyeshëm.

Tani sytë tabë janë drejt takimit të fundjavës ndaj Turbinës,skuadër ndaj së cilës do të kërkojmë rezultat pozitiv.”ka mbyllur deklaratën e tij vlonjati.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com