Loading...

Duka: Edy Reja do të vijojë të drejtojë kombëtaren shqiptare të futbollit

Edy Reja do të vijojë të drejtojë kombëtaren shqiptare të futbollit edhe pas përfundimit të kontratës në nëntor të këtij viti. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka deklaruar se së shpejti do të rinovojë kontratën me trajnerin. “Reja do të jetë trajneri i ardhshëm i Shqipërisë, por se kur do ta bëjmë kontratën këtë s’e them. Duhet ta diskutoj me Rejan,” deklaroi Duka.

I pyetur në lidhje me stadiumin Arena Kombëtare, Duka u shpreh se pavarësisht se ende vijojnë punimet do jetë gati më 17 nëntor.

“Nga Kukësi të thuash që do të jetë gati Arena më pëlqen. Do të jetë gati sepse atje ishim dhe pas një vizite kuptuam se ka shumë punë për t’u bërë, por sigurisht që do të inaugurohet me Francën. Tashmë kemi ndarë edhe ftesat e kur ndajmë ftesat ne shqiptarët e bëjmë dasmën me patjetër.”

Presidenti i FSHF inspektoi punimet e stadiumit të ri në Kukës që ka nisur ndërtimin në fillim të muajit gusht.

“Në fakt është një ngjarje shumë e pazakontë që të vish në Kukës për ndërtimin e një stadiumi të ri. Shumëkush është kritik se thonë ç’doni në Kukës për një stadium të ri. Në fakt Kukësi me gjithë kontributin që ka bërë në 6-7 vitet e fundit, por edhe me dashurinë që ka populli e meritonte një stadium të tillë.” /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com