Loading...

Zbulohen 30 arkivole egjiptiane 3 000-vjeçare

Egjipti njoftoi zbulimin e 30 arkivoleve prej druri që përmbajnë mumje.

Ato datojnë 3 000 vjet më parë dhe janë gjetur në qytetin jugor të Luksorit.

“Arkivolet me mbishkrime u gjetën në nekropolin e al-Asasif, të mbivendosur në dy nivele, 18 arkivole në nivelin e parë dhe 12 në nivelin e sipërm”, deklaroi ministri i Antikiteteve, Khaled al-Anani, në një konferencë për shtyp.

“Është vendi i parë i fshehtë i zbulimit të arkivoleve njerëzore që nga fundi i shekullit XIX”, theksoi ai.

Mostafa Waziri, drejtuesi i Këshillit Suprem për Antikitetet egjiptiane, deklaroi në këtë konferencë se 30 arkivolët e zbuluar janë të priftërinjve meshkuj dhe femra si dhe të fëmijëve nga dinastia XXII, e shekullit X para Krishtit.

Egjipti ka njoftuar muajt e fundit për një sërë zbulimesh antike, me shpresën për të ringjallur industrinë e dëmtuar të turizmit që është një burim kryesor i të ardhurave kombëtare./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com