Loading...

Shkoi te mjeku të vizitohej, 25 vjeçarja shokohet nga lajmi që merr

Një 25-vjeçare nga Melburn, e quajtur Caity Mason është përballur me një ngjarje aspak e zakontë.

Pas disa ditëve të gjata ku ajo kishte një dhimbje therëse në stomakun e saj, vajza vendosi të vizitohej tek një mjek.

Barku i saj ishte enjtur, dhe mesi i dhimbte, gjithashtu therjet në stomak nuk kishin të ndalur, vajza duke parë këto simptoma në trupin e saj, mendoi se ishin dhimbjet e zakonta para menstruacioneve, por rezultoi të ishte diçka komplet tjetër, dhe e papritur për të.

Mjeku pasi e analizoi, i tha asaj se ajo ishte në muajin e 9 të shtatzënisë, dhe madje ishte hapur së paku 10 centimetra.

Vajza nuk po i besonte veshëve dhe e pyeti mjekun e saj disa herë nëse ishte i sigurt që po fliste me të.

23 orë pas takimit të saj te mjeku, ajo lindi dhe djalin e saj. 25-vjeçarja ishte e shokuar gjatë gjithë ngjarjes, dhe nuk u besonte syve.

Dje nuk e kishte idenë që ishte shtatzënë, ndërsa sot ajo ka sjellë në jetë një djalë! Ajo u shpreh se nuk e kishte vënë rë aspak që mund të ishte shtatzanë.‘Trupi im nuk ndryshoi, barku vetëm sa mu enjt pak, por unë nuk kam qënë kurrë në dijeni se isha shtatzënë .’ – u shpreh 25-vjeçarja./Daily Mail

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com