Loading...

Përlot deputetja: “Me thërmove zemrën në 1000 pjesë o Tonçe. Thonë që zoti zgjedh më të mirët ,por a nuk kishte marrë mjaftueshëm tek unë”

Humbja e madhe e vëllait të saj, Elton Maçolli, ia ka bërë të pamundur që të shkruajë më shumë rreshta për njeriun e saj të shtrenjtë, e megjithatë një mesazh të ndjerë nuk ia ka kursyer, edhe pse ai nuk mund ta shohë.

Në mesazhin e saj të parë dhe të fundit, deputetja e PS-së Blerina Gjylameti i jep lamtumirën e fundit vëllait, edhe pse e “zemëruar” me Zotin sepse brenda një harku kohor shumë të shkurtër i ka marrë nga kjo botë dy persona shumë të rëndësishëm, në fillim motrën e cila vuante nga një sëmundje e rëndë dhe më pas vëllanë në një aksident rrugor.

“Me thërmove zemrën në 1000 pjesë o Tonçe. Thonë që zoti zgjedh më të mirët , por a nuk kishte marrë mjaftueshëm tek unë”, shkruan ajo.

Ai humbi jetën në një aksident pasditen e djeshme në tunelin e aksit Tiranë-Elbasan, pasi makina me të cilën udhëtonte u përfshi nga flakët pas përplasjes me një kamion. Shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar i makinës tip ‘Seat’ ku udhëtonte vëllai i deputetes dhe për pasojë Macolli është përplasur me kamionin. Makina e Elton Macollit ishte e modifikuar nga benzinë në impiant gazi, e për pasojë ka shpërthyer në flakë, pa asnjë mundësi shpëtimi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com