Loading...

Zaev kërkon organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kërkoi sot zgjedhje të parakohshme pas refuzimit nga Bashkimi Europian për të hapur negociatat për anëtarësimin e këtij vendi Ballkanik, projekt që ishte në qendër të politikës së tij.

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në fjalimin me qytetarët paralajmëroi se do të kërkonte organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Pikërisht ky do të jetë propozimi im në takimin e nesërm me presidentin Stevo Pendarovski. Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme sa më shpejtë të jetë e mundur, zgjedhje ku qytetarët do të tregojnë se në cilën rrugë do të shkojmë më tej”, deklaroi Zaev.

Një vendim i tillë erdhi pas bisedimeve të realizuara me nivele të larta lidhur konkluzionet e miratuara nga Këshilli i Europës, me të cilat u anulua marrja e vendimeve për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Zaev theksoi se ne si shtet dërguam gjithçka që nevojitej për marrjen e datës për fillim të negociatave për anëtarësim dhe që BE-ja nuk arriti të marrë vendim, është gabim i tyre historik.

Kryeministri Zaev falënderoi pjesën më të madhe të liderëve evropianë, të cilët u angazhuan për marrjen e vendimit pozitiv për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com