Loading...

Marrëdhënia e Macron me BE, çmimi që paguan dhe Shqipëria

Qëndrimi i Presidenti Macron për Shqipërinë ka të bëjë me qëndrimeve të tij, se nuk mund të ketë zgjerim të BE, pa reformim të brendshëm të tij”, tha sot Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, duke theksuar se marrëdhënia e Macron me BE, ishte çmimi që paguan dhe Shqipëria.

Në lidhje me qëndrimin e Francës për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Cakaj tha se “nuk është çështje e mendimeve të mija, në fakt është çështja e deklaratave publike të Presidentit Macron”.

“Në konferencë e hapur për mediet, Presidenti Macron përballë Kancelares Merkel, ai nënvizoi se ka dallime substanciale mes tyre, sa i përket vizionit të tyre për Bashkimin Europian. Deklarata e tij ishte ndërtuar në dy shtylla. Shtylla e parë është se ne kemi nevojë për ndryshim të metodologjisë për shkak se deri tani procesi i negocimeve për anëtarësim nuk ka dhënë rezultate e duhura dhe të pritura, prandaj duhet të ristrukturohet procesi në mënyrë që rezultatet të jenë substanciale dhe ndryshimi i metodologjisë së negocimit nuk është një përgjegjësi e Shqipërisë, por në fakt është një çështje e ideve të vendeve anëtare të BE-së. Dhe shtylla e dytë e qëndrimeve të tij ishte se nuk mund të ketë zgjerim të BE, pa reformim të brendshëm të saj”, tha ai.

Në vijim, Cakaj thekson se “në këtë kuadër, këtu nuk ka hapësirë për interpretime se është problemi i Presidenti Macron me Shqipërinë, por në fakt, kjo është çështje e marrëdhënies të Presidentit Macron me BE, e ku një çmim e paguan dhe Shqipëria”.

Cakaj argumenton se Shqipëria i përmbushi detyrimet dhe janë votuar edhe nga Franca dhe Shqipëria është vlerësuar në zvogëlimin e azilkërkuesve.

“Paragrafi Nr. 54 i konkluzioneve të qershorit të viti 2018, nënvizon performancë në tre fusha shtesë si kusht për çeljen e negociatave. Është vetingu, lufta kundër korrupsionit dhe finalizimi e proceduarave për ngritjen e trupave të reja të gjyqësorit. Në paragrafin Nr. 53 të njëjta konkluzione të cilat i ka votuar edhe Franca, Shqipëria vlerësohet për punë që ka bërë në zvogëlimin e numrit të azilkërkuesve në të gjithë Europën. Prandaj, kjo është një çështje që duhet të vështrohet në mënyrë më të gjerë në kontekst të lëvizjes strategjike që po e karakterizojnë BE, sesa thjeshtë nga këndvështrimi i ngushtë i zhvillimeve të brendshme në Shqipëri, apo meritave të Shqipërisë”, tha ai. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com