Agjencia europiane e policisë së antikrimit, Europol, nisi sot një fushatë të re për të kapur kriminelet më të kërkuara të Bashkimit Europian duke theksuar se krimet e tyre janë po aq të rënda, sa edhe ato të kryera nga meshkujt.
Në kuadër të kësaj fushate të titulluar “Krimi nuk njeh gjini”, faqja e re interaktive në internet e Europolit shfaq në mënyrë dramatike fytyrat e kriminelëve të arratisur, në kërkim nga policitë e 21 vendeve të BE-së, mes të cilëve 18 janë gra, sipas zëdhënëses së Europolit, Tine Hollevoet.
“Njerëzit mendojnë se, zakonisht, gratë nuk kryejnë të tilla krime, por ja që e bëjnë dhe ato janë po aq të rënda, sa edhe krimet e kryera nga meshkujt”, sqaroi ajo.
Të dyshuarit akuzohen për vrasje, trafik qeniesh njerëzore ose droge./atsh