Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, deklaroi sot se është konstatuar se nuk kishte unanimitet sa i përket çështjes së zgjerimit të BE.
Përpara nisjes së dytë të mbledhjes së Këshillit Europian, Michel theksoi se, “dje konstatuam se nuk kishte unanimitet dhe kam përshtypjen se do të vazhdojmë t’i diskutojmë politikisht këto tensione në mesin e Këshillit e më pas do të shohim se si do t’i organizojmë punët në vazhdim”.
“E rëndësishme është që BE të bëjë një strategji në planin e jashtëm dhe që kjo strategji të mos ketë paqartësi”, tha Michel.
Përsa i përket vendimit të pranimit, Michel shtoi, “Komisioni ka një raport dhe secili nga vendet do të shprehë mendimin e tij në lidhje me raportin e Komisionit. Të mos harrojmë se duhet arritur unanimiteti në Këshill, për të ndërmarrë vendime në këtë fushë dhe deri tani pamë që s’kishte unanimitet”./atsh