Loading...

Kryeministri i Estonisë: Mbështesim fuqimisht hapjen e bisedimeve me Shqipërinë

Kryeministri i Estonisë, Jüri Ratas ka konfirmuar sot mbështetjen e Estonisë për hapjen e bisedmeve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Duke folur për mediat përpara samitit të sotëm të krerëve të shteteve anëtare të BE, Ratas theksoi se, “sa i përket çështjes së zgjerimit mbështesim fuqimisht hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për t’u dhënë atyre vendeve këtë perspektivë”.

Zgjerimi i Bashkimit Europian dhe hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë në qendër të axhendës dyditore të Samitit të krerëve të BE-së, që zhvillohet më 17-18 tetor në Bruksel. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com