Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në mbledhjen e kryetarëve të qeverive të PES, të Bashkimit Europian, në Bruksel.
Duke informuar mbi këtë takim, Rama tha se “është diskutuar për rëndësinë që ka për Bashkimin Europian, e jo vetëm për Shqipërinë e për Maqedoninë e Veriut, një vendimmarrje pozitive në Këshillin Europian”.
“Së bashku me kryeministrin Zaev në takimin e kryeministrave europianë të PSE dhe komisionerëve europianë të familjes sonë politike në BE, ku diskutuam për rëndësinë që ka për Bashkimin Europian, e jo vetëm për Shqipërinë e për Maqedoninë e Veriut, një vendimmarrje pozitive në Këshillin Europian”, tha Rama.
Takimi i sotëm është një format i krijuar enkas nga Partia Socialiste Europiane dhe në këtë takim janë të pranishëm po ashtu edhe kryeministri finlandez, Antti Rinne, kryeministri suedez, Stefan Löfven, kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, kryeministri portugez, Antonio Costa, kryeministri i Sllovakisë, Peter Pellegrini, kryeministri i Maltës, Joseph Muscat, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti i PE-së, David Sassoli, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, presidentja e Grupit S&D, Iratxe Garcia Perez dhe komisionerët e rinj të BE-së etj./atsh