Loading...

Gazetarja hedh dyshime të forta për ngjarjen në Kavajë: “Nuk ishte kr.im pasioni”

Ngjarja e rëndë që ndodhi në Kavajë disa ditë më parë, ku u ekze.kutua 41-vjeçari, Dritan Haxholli dhe mbeti i pl.agosur shefi i Sigurisë së Burgut të Durrësit, Bledar Toçi, vijon të jetë tema më e diskutuar e aktualitetit në vend, për shkak të pikëpyetjeve të mëdha që la pas.

Fillimisht u raportua se bëhej fjalë për një kr.im pasioni, ku “mollë e sherrit” u cilësua 31-vjeçarja, Masida Qatja, në banesën e së cilës ndodhi ngjarja e rëndë.

Por gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka hedhur dyshime të forta mbi ngjarjen.

E ftuar në emisionin “Open”, Lala tha se ngjarja nuk po hetohet më si kr.im pasioni, ndërsa shtoi se personat mund të jenë përfshirë në trafikun e dr.ogës.

Ajo u shpreh:

Në momentet e para u dyshua shumë për një k.rim pasioni. Tashmë nuk diskutohet më për një kr.im pasioni, prokuroria po thellon hetimin për trafikun e dr.ogës. Marsida Qatja është aktualisht nën hetim për një vepër tjetër penale, për mashtrim. Kjo ngjarje ka shumë pikëpyetje, nuk kemi një kr.im të kryer në kushtet e vetëmbrojtjes.

Dritan Haxholli nuk ka vajtur në banesë pa një thirrje, duket sikur është thirrur, ka rënë në një kurth. Në momentin që Dritan Haxholli ka shkuar në banesë, ka patur informacion edhe është sinjalizuar policia. Ai ishte një person në kërkim, policisë i është thënë që një person i ar.matosur është duke lëvizur në lagjen numër dy të qytetit të Kavajës, policia ka reaguar pas ngjarjes së rëndë.”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com