Loading...

Meta: Fuqizimi i rolit të grave, fuqizim i ekonomisë së vendit

Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave, do të thotë fuqizim i familjes, komunitetit dhe i gjithë ekonomisë së vendit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave të Zonave Rurale, apeloi sot nevojën e domosdoshme për mbështetjen, promovimin dhe fuqizimin e tyre ekonomik, si një mundësi dhe kontribut real i shtuar për luftën kundër varfërisë, zhvillimit ekonomik dhe për një familje të begatë e të shëndetshme.

“Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave, energjisë së pashtershme, fuqisë dhe motorit të emancipimit të shoqërisë sonë, do të thotë fuqizim i familjes, komunitetit dhe i gjithë ekonomisë së vendit”, theksoi Meta

“Të rrëzojmë të gjitha barrierat që pengojnë aktivizimin, promovimin dhe përkrahjen e grave dhe vajzave në jetën ekonomike, politike dhe sociale të vendit, si një objektiv i përbashkët për progres të metejshëm shoqëror”, u shpreh kreu i Shtetit, Ilir Meta./atsh