Loading...

Rritja e pensionit suplementar për ish-ushtarakët, Denaj: Rikthim i dinjitetit

Qeveria shqiptare vijon angazhimin e saj në kuadër të paketës “Shqipëria solidare”, ku përmes një vendimi të fundit të saj mbështet disa kategorive punonjësish të shtetit dhe rrit pensionin suplementar për 1500 ish-ushtarakë.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj theksoi se vendimi për përcaktimin e plotë të masës së pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të disa kategorive punonjësish të shtetit dhe rritja e pensionit suplementar për 1500 ish-ushtarakë me problematika të mbartura ndër vite është një detyrim për rikthim të dinjitetit dhe vazhdimësi e paketës tonë solidare.

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e radhës disa ndryshime në ligjin për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë/atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com