Loading...

Prokurori Besim Hajdarmataj përballet me Vetingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit, Besim Hajdarmataj, prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj doli sot përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili është paraqitur në seancë i vetëm pa praninë e një avokati.

KPK, ka administruar provat dhe faktet për verifikimin e pasurisë dhe vlerësimin e kriterit etik e profesional për prokurorin pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Trupa gjykuese që përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia, Suela Zhegu

Besim Hajdarmataj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës dhe të Kurbinit. Në maj 2015, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe një vit më vonë mori drejtimin e kësaj prokurorie.

Në maj të vitit 2018, kryeprokurorja Arta Marku e shkarkoi Hajdarmatajn si drejtues të Prokurorisë për Krimet e Rënda, duke e zëvendësuar me Donika Prelën. Disa muaj më vonë, Marku e transferoi Hajdarmatajn në Progradec, por në fillim të vitit 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e ktheu atë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë por këtë herë si prokuror.

Ditën e sotme Hajdarmataj do të njihet me rezultatet e verifikimit, ku me interes pritet konkluzionet për figurën dhe vendimmarrjet për dosjet.

Prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj i është shtuar listës së aplikimeve për të qenë anëtar i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) me 6 mars, duke qenë një kandidat për SPAK i cili do t’i nënshtrohet Vetingut. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com