Kardinali, John Henry Newman, i shndërruar në protestant në shekullin XIX dhe intelektuali kryesor i periudhës viktoriane, u shpall shenjtori i parë katolik anglez që pas periudhës së ashtuquajtur ”reformacioni”.
Papa Françesku drejtoi një meshë kanonizimi për Newman dhe katër kandidatë të tjerë për shenjtorë.
Princi Charles ishte në krye të delegacionit britanik.
“Kanonizimi do të jetë një shkak festimi jo vetëm në Britaninë e Madhe dhe jo thjesht për katolikët, por për të gjithë ata që zotërojnë vlerat nga të cilat ai u frymëzua”, deklaroi Charles për “L’Osservatore Romano”.
Marrëdhëniet midis kishës anglikane dhe katolike janë shumë të mira.
Një vit para vdekjes, Newman, u shpall kardinal nga Papa Leone XIII.
Personat e fundit nga Anglia të cilët u kanonizuan, ishin të ashtuquajturit “Dyzet Martirët”, të shenjtëruar në vitin 1970 nga papa Pali VI.
Ata ishin katolikë romakë, të ekzekutuar gjatë periudhës së reformacionit në shekujt XVI dhe XVII. /atsh