Tension dhe ndërprerje në ndeshjen miqësore mes Brescias dhe Vojvodinës.
Shkak është bërë një flamur i Shqipërisë, i vendosur në një nga pjesët e fushës. Flamuri kuqezi ka “tërbuar” tifozët serb, të cilët kanë tentuan të konfliktoheshin fizikisht me personat që e zotëronin.
Gjithsesi, ndarëset mes tribunave dhe ndërhyrja e Carabinierëve dhe Digos i ka lënë mundësinë grupit shqiptarë që të largohen, duke shmangur një konflik të përgjakshëm.
Ky veprim është cilësuar si provokim për çështjen e Kosovës nga ana e tifozëve serb të Vojvodës. Ngjarja ndodhi në minutën e 7-të të takimit, i cili u pezulluar për më shumë se 15 minuta, për të nisur më pas normalisht.
Kujtojmë që për Brescia aktivizohet edhe lojtari i kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoj dhe ky duket të jetë shkaku i prezencës së flamurit shqiptar në këtë ndeshje kontrolli.