Loading...

Drejt përfundimit shtëpia e re e Federatës Shqiptare të Futbollit

Kryeministri Rama ka lajmëruar se pas stadiumit të ri kombëtar, edhe zyrat e reja të Federatës Shqiptare të Futbollit janë drejt përfundimit.

“Drejt përfundimit edhe shtëpia e re e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe qendra stërvitore e Kombëtares Kuqezi”, – shprehet Kryeministri Rama.

Zyrat e reja po ndërtohen në ambientet e ish-kompleksit Dinamo, ku veç tyre po ndërtohet dhe një godinë rehabilitimi fizioterapie e masazhesh dhe dy fusha stërvitore, njëra me bar artificial dhe që do të përdoret vetëm për stërvitje dhe tjetra do të jetë një ministadium, me bar natyral.

Ky ministadium do të ketë një tribunë me 500 vende, ku do të zhvillojë grumbullimet kombëtarja dhe ku do të kenë mundësi të zhvillojnë aktivitetet e tyre ndërkombëtare të gjitha ekipet e moshave nga U15 deri tek U21. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com