“Do të investojmë në krijimin e parqeve dhe këndeve sportive për argëtimin tuaj”.
Ky premtimi që kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, iu dha nxënësve të shkollës 9 vjeçare “Urani Rumbo” gjatë një takimi të zhvilluar në zyrën e tij.
Nxënësit ngritën shqetësimin për mungesën e hapësirave dhe këndeve të lojërave në qytet, ku ata mund të kalojnë kohën e lirë.
Nxënësit i drejtuan Kryebashkiakut Golemi pyetje rreth mënyrës së organizimit të institucionit të bashkisë.
Gjatë bashkëbisedimit, ata shprehën dëshirat, ëndrrat dhe profesionet që duan të kenë kur të rriten./atsh