Loading...

Mijëra shqiptarë peticion për revokimin e Nobelit në Letërsi për “adhuruesin” e Millosheviçit

“Anuloni çmimin Nobel për Letërsinë për shkrimtarin austriak, Peter Handke!”. Është ky peticioni që po nënshkruhet me shpejtësi nga mijëra shqiptarë anembanë botës pas reagimeve të ashpra që shkaktoi në publik, e madje dhe në qarqe politike e akademike vendimi i jurisë që akordon çdo vit çmimin Nobel të Paqes, e që këtë vit ka vendosur dhënien e çmimit Nobel për Letërsinë shkrimtarit austriak, Peter Handke, i akuzuar se ka mbështetur krimet çnjerëzore të Slobodan Milosheviçit, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç.

Qytetarët, të cilët në më pak se 24 orë kanë arritur në mbi 18 mijë, shprehin zhgënjimin e tyre të thellë lidhur me këtë vendim të jurisë prestigjioze.

Në peticionin e shpërndarë në “change.org” ku kërkohen të paktën 25 mijë firma, shkrimtari cilësohet si njeriu që u frymëzua nga krimet e Millosheviçit, të ashtuquajturit “kasap i Ballkanit”, përgjegjës për vdekjen e qindra-mijëra njerëzve të pafajshëm dhe dhunimin e dhjetëra-mijëra burrave dhe grave gjatë luftës.

“Një person që mbron një përbindësh të tillë nuk meriton as një njohje të thjeshtë letrare, e jo më çmimin Nobel në Letërsi”, thuhet nga nënshkruesit e këtij peticioni që është mbështetur nga mbarë shqiptarët, e jo vetëm, duke bërë thirrje që në këtë mënyrë “t’i dërgojmë edhe një mesazh të qartë Akademisë së Çmimit Nobel, për të mos shpërblyer mbrojtësit e vrasësve masivë”.

https://www.change.org/p/decent-human-beings-and-members-of-nobel-price-committee-revoke-nobel-price-for-literature-awarded-to-peter-handke?recruiter=34842129&utm_source=share_petition&utm_campaign=psf_combo_share_abi&utm_medium=whatsapp&utm_content=washarecopy_18329527_en-US%3Av3&recruited_by_id=7c8d7a50-16df-0130-22b0-38ac6f16d25f&share_bandit_exp=abi-18329527-en-US&share_bandit_var=v0 /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com