Në prag të ndeshjes eliminatore për në “EURO 2020”, mes Shqipërisë dhe Turqisë, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë kuqezinjtë me një video të shkëputur nga Arena Kombëtare, e cila po bën përgatitjet e fundit për të startuar me ndeshjen e parë testuese në 3 nëntor, ndërsa do të presë në 17 nëntor Francën, kur do të zhvillohet edhe ceremonia inauguruese e stadiumit.
“Një moment live nga Arena Kombëtare me urimin që kuqezinjtë sonte të na përfaqësojnë denjësisht”, shprehet Kryeministri, që urimin e shoqëron edhe me videon ku shfaqen pamjet e Arenës Kombëtare që pret së shpejti tifozët e parë në fushën e transformuar tërësisht sipas standardeve të UEFA-s dhe FIFA-s./atsh