Portieri i Partizanit, Aldo Teqja pak ditë më parë ra nga kati i gjashtë i pallatit ku jetonte, por fatmirësisht ai mund të mbijetojë dhe në këto momente ndodhet në spital, ku po merr mjekimin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë, përmes një postimin rrjetet sociale, klubi i Partizanit ka publikuar një foto të portierit nga dhoma e spitalit. Së bashku me Teqjan janë të pranishëm drejtori i përgjithshëm Olsi Rama dhe trajneri Franko Lerda. Në njoftimin e klubit thuhet se gjendja shëndetësore e lojtarit është drejt përmirësimit të plotë.
“Klubi njofton se gjendja shëndetësore e portierit Aldo Teqja është drejt përmirësimit të plotë. Shumë shpejt pjestari i skuadrës pritet të lërë ambientet e spitalit të Traumës. Klubi dhe tifozët vazhdojnë ti qëndrojnë pranë Aldos përgjatë gjithë periudhës së qëndrimit të tij në ambientet e spitalit.”-thuhet në reagimin e klubti të Partizanit./ Opinion.al