Pasi reaguan dy ministrat e qeverisë radhën e pati Kryeministri Edi Rama. Me një status në Twitter ai është shprehur se dhënia e çmimit Nobel shkrimtarit austriak Peter Handke ishte një akt i turpshëm, por paturpësia po bëhet diçka normale në botën ku jetojmë.
“Asnjëherë nuk e kam menduar do të më përzihej për shkak të një çmimi Nobel, por paturpësia po bëhet normale në botën ku jetojmë. Pas zgjedhjes së turpshme të bërë një nga autoritet me moral si Akademia e Nobelit, turpi është vulosur si një vlerë e re. Jo ne nuk mund të mpihemi përpara racizmit dhe genocidit,”-u shpreh Rama në Twitter.
Çmimi Nobel në letërsi për vitin 2019 iu akordua shkrimtarit austriak Peter Handke.
Ai është i njohur për qëndrimet e tij kundër bombardimeve të NATO’s që sollën Lirinë në Kosovë.
Shkrimtari, të cilit sot iu akordua çmimi prestigjioz njihet gjithashtu për lidhjet e tij me serbët dhe kundërshtinë ndaj bombardimeve të Natos në vitin 1999.
Gjithashtu gjatë luftës në ish Jugosllavi, 1992 1995 që shkaktoi mbi 100 mijë viktima, shkrimtari Handke akuzoi një pjesë të madhe të mediave përendimore se mbronin sistematikisht qëndrimet anti-serbe. Ai është gjithashtu anëtar i akademisë së shkencave dhe arteve të serbëve të Bosnjës./Opinion.al/