Loading...

Komisioni hetimor për Presidentin/ Balla: Palët të presin me respekt verdiktin e Komisionit të Venecias

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ftoi sot të gjitha palët ta presin me respekt verdiktin e Komisionit të Venecias, për qëndrimin e Presidentit të Republikës.

“Pastaj kush u zotua se do të mbajë fjalën, le ta mbajë fjalën”, tha Balla në një prononcim për mediet.

Si një prej palëve të ftuara në Komisionin e Venecias për të sjellë këndvështrimin lidhur me këtë çështje, Balla tha se “edhe ne kemi bërë disa komente të bazuara në raportin paraprak dhe që padyshim janë pjesë e procedurës strikte të Komisionit të Venecias.

“Kam dëgjuar gjithë këto ditë një lumë kritikash përkundrejt Komisionit të Venecias. Dua t’i them kujtdo dhe madje edhe ndonjërit që fjalën ‘shkollëpak’ e përdor më shumë se çdokush tjetër se, Komisioni i Venecias, si pjesë e Këshillit të Europës është organizmi dhe ekspertiza e gjithëpranuar në Europë, por edhe më gjerë se aq”, tha Balla.

Ai tha se “kur Komisioni i Venecias flet të gjithë të tjerët duhet të heshtin”. “Komisioni i Venecias ka një meritë të veçantë në historinë e shtetbërjes dhe të Kushtetutës së Shqipërisë. Kjo Kushtetutë që kemi e që është tashmë prej 20 vitesh ka qenë pjesë e një procesi ekspertize të bërë nga Komisioni i Venecias”, tha Balla./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com