Pas dëmtimit të kapitenit të Kombëtares Elseid Hysaj, trajneri Reja ka marrë vendimin për zëvendësimin e tij, në listën e të grumbulluarve për ndeshjet zyrtare me Turqinë dhe Moldavinë për kualifikueset e EURO 2020.
Hysen Memolla luan në Finlandë, po kalon një periudhë shumë të mirë, ndërsa trajneri kuqezi e kishte vendosur emrin e tij në listën e pritjes.
“Ditën e sotme ka pasur ndryshime në listën kuqezi. Hysen Memolla do ti bashkohet grumbullimit me skuadrën për ndeshjen në Stamboll më 11 Tetor dhe atë ndaj Moldavisë në 14 Tetor”, – njoftoi Federata Shqiptare e Futbollit. /atsh