Samsung deklaroi se fitimi i tij në tremujorin e tretë ra rreth 56% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, për shkak të rënies së çmimit të çipit të memories, por parashikimi i të ardhurave kaloi pritshmëritë e analistëve.
Gjiganti i teknologjisë së Koresë së Jugut deklaroi se fitimi i tremujorit që përfundoi në muajin shtator ishte 6,5 miliardë dollarë.
Kompania pret një rënie të shitjeve prej 5,3%.
Që nga fundi i vitit të kaluar, Samsung-u ka pësuar rënie në fitime si pasojë e çmimeve të ulëta të çipit të memories, për shkak të furnizimit të tepërt në treg si dhe nga efektet e mosmarrëveshjeve tregtare SHBA-Kinë./atsh