Loading...

AKU hyn në një fazë transformimi dhe ristrukturimi të thellë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të hyjë në një fazë transformimi, ristrukturimi dhe riorganizimi. Është kjo sfida me të cilën drejtori i ri i këtij institucioni, Robert Lili u prezantua ditën e premte, duke premtuar gjithashtu se përvoja e gjatë si drejtues dhe sukseset e arritura në fusha të rëndësishme të ekonomisë së vendit ku ai ka drejtuar, do të jenë një vlerë e shtuar në përpjekjen për t’a shndërruar AKU-në në institucionin më të rëndësishëm dhe të besueshëm në funksion të mbrojtjes së shëndetit dhe interesit të konsumatorëve shqiptarë.

Pjesë e rëndësishme e këtij misioni janë dhe ndryshimet e fundit ligjore që do t’i japin AKU-së një rol edhe më të fortë në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore.

“Siguria ushqimore është sfida jonë e përbashkët! Përfshirja e konsumatorëve, ndërgjegjësimi i tyre dhe angazhimi i përbashkët në sfidat me të cilat ndeshet sot siguria ushqimore në vendin tonë, do të çojnë drejt përmirësimit të mëtejshëm të sfidës tonë të përbashkët!” – shprehet AKU. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com