Loading...

Ja pse u hodh nga kati i 6-të portieri i Partizanit

Portieri i Partizanit Aldo Teqja po zhvillon betejën më të rëndësishme gjatë këtyre orëve, atë me jetën e tij. Futbollisti 24-vjeçar është h.edhur dje nga kati i gjashtë i një pallati në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të r.ëndë, për shkak të dë.mtimeve në mushkëri.

Mjekët raportuan dje se rr.eziku për jetën ka kaluar, pasi nuk ka d.ëmtime në organet jetësore, edhe pse gjithçka mbetet për t’u parë në orët në vijim. Pas ndeshjes Partizani Teuta 1-1, të luajtur dje në “Selman Stërmasi”, futbollisti i Partizanit mësohet se ka qenë duke u kthyer në shtëpi.
Rreth orës 19:40, ai ka qenë pranë banesës së tij në “Komunën e Parisit”, aty ku jeton në një apartament me qira prej disa muajsh, së bashku me partneren.

Burime nga klubi bëjnë me dije se Teqja ka qenë në një automjet së bashku me partneren dhe kur kanë mbërritur në afërsi të kompleksit, ai ka dalë i pari nga makina.
Burimet bëjnë me dije se portieri ka pasur një d.ebat me partneren dhe pasi ka dalë nga makina, ka vendosur të ngjitet i vetëm në apartamentin që ndodhej në katin e gjashtë të pallatit.

Ndërkohë, partnerja e tij ka qenë ende duke parkuar automjetin dhe nuk ka shkuar me të drejt banesës. Burime të besueshme pranë klubit bëjnë me dije se partnerja e Teqjes ka qenë dëshmitarja e parë poshtë pallatit kur lojtari është hedhur nga kati i gjashtë.
Partnerja dhe banorët aty pranë kanë parë skenën dhe kanë njoftuar menjëherë ambulancën.
Lojtarit mësohet se i kanë sh.pëtuar jetën disa tenda të pallatit dhe në fund pemët, të cilat kanë shërbyer si pengesa dhe kanë evituar pasojat f.atale pas h.edhjes.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com