Përbërësit:
1 kg fasule pllaqi
2 qepë të vogla, të grira në kubik të vegjel
2 karrota të grira
3 luge gjelle majdanoz të grirë
3 gjethë selino të fresket të grirë
200 gr salcë domate
1 filxhan kafeje me vaj ulliri
4 thelbinj hudhër të grira
kripë – piper
1 gjethe dafine
Përgatitja: Vendosim fasulet një nate perpara se ti gatuajme që të na zbuten. I kullojme, i shpelajme dhe në një tenxhere ziejme fasulet pllaqi (gjysem të ziera) në ujë me kripe për 30-40 minuta.
Kullojme fasulet e ziera në një site dhe i leme menjë anë. Në një tenxhere me vajin e ullirit skuqim qepën, karrotat,selinon për 3-4 minuta. Shtojmë hudhrën, salcen e domates dhe majdanozin, kripën dhe piperin.
Shtojmë fasulet pllaqi që ziem me përpara dhe i kaverdisim dhe 3-4 minuta akoma. Shtojmë 3 filxhana caji me ujë të ngrohte dhe i leme të marrin një valë për 2-3 minuta.
Vendosim fasulet pllaqi në një tepsi. Fusim tepsinë me pllaqitë në furre të parapregatitur në temperaturen 170 – 180 grade celsius për 30 – 40 minuta. /living.al/