Për të tretin vit radhazi, në njësinë administrative Ana e Malit, bashkia e Shkodrës, u organizua “Festa e Shegës”.
Kjo festë është një panair që promovon vlerat e banorëve dhe territorit, me tradita të hershme dhe të kultivuara në vite.
Në panairin e organizuar në Anën e Malit u prezantuan produktet vendase, pasuritë kulturore dhe gatimet tradicionale të zonës. Ndërsa elementi me përfaqësues i këtyre vlerave është ‘Shega’, e cila është karakteristikë e kësaj zone.
Panairi është një mundësi shumë e mirë jo vetëm për të promovuar produktet e zonës e sidomos shegën që i ka dhënë emrin e festës, por edhe për t’u takuar dhe bashkëbiseduar me njëri-tjetrin, për atë që është bërë për Anën e Malit, por edhe çfarë duhet projektuar për vitet në vijim.
Panairi tërhoqi interesin jo vetëm të fermerëve dhe blegtorëve të zonës, por edhe miqtë të ardhur nga njësitë e tjera administrative si edhe turistëve, për shkak të afërsisë me pikën e kalimit kufitar të Muriqanit./atsh