Katër policë u vranë pas një sulmi me thikë në ambientet e brendshme të prefekturës së policisë së Parisit, nga një punonjës që u vra më pas nga forcat e sigurisë, bënë të ditur burime policore.
Kjo e çon në pesë numrin e viktimave.
“Hetuesit ngritën pistën e një konflikti personal”, bëri të ditur i njëjti burim.
Agresori, i cili u vra në oborrin e prefekturës, punonte në Drejtorinë e Shërbimit sekret të prefekturës së policisë.
Sulmi ndodhi në mesditë në këtë ndërtesë që ndodhet në qendrën historike të kryeqytetit, pranë katedrales Notrë Dam.
Ministri i Brendshëm, Christophe Castaner, i cili do të zhvillonte në vizitë në Turqi, e shtyu atë./atsh