Loading...

Të rinjtë, jetë sedentare dhe konsumues alkooli

Të rinjtë italianë nuk ushtrohen mjaftueshëm fizikisht dhe konsumojnë shumë alkool, sipas një raporti nga Instituti Italian i Shëndetit (ISS).

Raporti tregoi se më pak se 10% e të rinjve të moshës 11 dhe 15-vjeçare kalojnë të paktën një orë në ditë në lëvizje, siç rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

20 deri 30% e tyre e anashkalojnë vaktin e mëngjesit dhe vetëm një e treta konsumon fruta dhe perime çdo ditë.

Gjithashtu, raporti tregoi se në vitin 2018, 43 % e djemve dhe 37 % e vajzave të moshës 15-vjeçare konsumojnë pije me alkool.

Lojërat e fatit janë një problem tjetër.

Sipas raportit, 4 nga 10 të rinj të moshës 15-vjeçare marrin pjesë në këto lojëra, ku 62% janë djem dhe 23% janë vajza.

Në raport shkruhet se lojërat e fatit janë një problem, ose janë duke u kthyer në një të tillë. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com