Loading...

Ambasadori italian: Shqipëria i ka përmbushur kushtet, negociatat duhen hapur tani

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, deklaroi sot se Shqipëria i ka përmbushur prej disa kohësh kushtet e saj për hapjen e negociatave dhe se nuk e kupton sepse vendosen kushte të tjera.

“Sa i përket hapjes së negociatave Shqipëria i ka përmbushur kushtet e saj prej disa kohësh tashmë dhe nuk e kuptojmë përse vendosen këto kushte të reja. Ne mendojmë se negociatat duhet të hapen sa më parë. Të hapësh negociatat nuk do të thotë që je pjesë e BE, por të nisësh një shteg, të cilin Shqipëria duhet ta ndjekë. E përgëzoj Shqipërinë që mori këtë hap drejt këtij shtegu. Ky është një shteg që do të ketë shumë detyrime për Shqipërinë dhe kërkon që të gjitha palët politike të jenë të angazhuara drejt këtij misioni të përbashkët”, – u shpreh ambasadori Cutillo në një prononcim për mediet nga Gjirokastra, ku po zhvillon një vizitë.

Ambasadori italian foli edhe për tryezën e organizuar nga OSBE për Reformën Zgjedhore. Cutillo u bëri thirrje partive politike të ulen për të zgjidhur problemet që kanë, sidomos me Reformën Zgjedhore, ndërsa ka kërkuar t’i hapen negociatat Shqipërisë tani, pasi sipas tij, janë plotësuar me kohë kushtet.

“Për çështjet politike nga Italia kemi një pozicion shumë të qartë pasi ne pretendojmë zgjidhjen e çështjeve politike që vendi të ketë zhvillim. Sidomos kur vendi ka një objektiv siç është aderimi në BE zgjidhja e çështjeve politike është problemi kryesor. Prandaj përfitojmë nga rasti të ftojmë të gjitha partitë politike që të ulen së bashku në tavolinë për të zgjidhur problemet që kanë duke filluar nga reforma zgjedhore”, – tha ambasadori italian Cutillo.atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com