Loading...

Zingraf: Tryeza e parë për reformën zgjedhore, një hap në drejtimin e duhur

“Tryeza e parë për reformën zgjedhore është një hap në drejtimin e duhur”, tha sot Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf, ndërsa shpreh gatishmërinë e Gjermanisë për të ndihmuar në këtë proces.

“Tryeza e sotme e organizuar nga OSBE dhe Kuvendi i Shqipërisë është një hap i parë i rëndësishëm i një dialogu gjithëpërfshirës dhe bipartizan, për t’i dhënë reformës zgjedhore një shtysë të re. Unë përshëndes faktin, që përfaqësues të qeverisë, të opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë ulen në një tavolinë dhe këshillohen për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it.”, tha ai

Po ashtu, ambasadori Zingraf shprehet se “kjo tregon gatishmërinë, për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë”.

“Për sa i përket ecurisë së mëtejshme të procesit të afrimit të Shqipërisë me BE-në, do të jetë thelbësore të zhvillohet një dialog me rezultate konkrete për kodin zgjedhor. Gjermania mbetet e gatshme të shoqërojë këtë proces duke ofruar mbështetjen e saj”, tha ai. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com