Zbulohet ”dera” e kometave. Ajo ndodhet përtej orbitës së Neptunit dhe është kalimi për depërtimin në pjesën e brendshme të Sistemit Diellor, sipas zbulimit të botuar në revistën ”The Journal Astrophysical Journal Letters” dhe koordinuar nga Gal Sarid dhe Universiteti i Teksasit, i udhëhequr nga Jordan Steckloff.
“Zbulimi i ‘portës’ për në Sistemin Diellor tani mund të ndryshojë të kuptuarit tonë për evolucionin e kometave. Planetologët zbuluan derën e kometave duke studiuar përmes simulimeve kompjuterike, trajektoren e kometës 29P / Schwassmann Wachmann 1 (SW1), që i përket familjes Centauri, domethënë kometat që ndjekin orbitat kaotike në zonën midis Jupiterit dhe Neptunit dhe që vijnë nga Rripi Kuiper, rajoni përtej orbitës së Neptunit”, saktësoi Sarid./atsh